Zinedine Zidane ka folur rreth mundësisë për të menaxhuar Juventusin një ditë.
Trajneri i Real Madridit ka dërguar skuadrën e tij në Turin për të zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht se shijoi sukses në Real Madrid, francezi refuzoi të hedhë poshtë mundësinë për të marrë detyrën si trajner te Juventusi në të ardhmen.
“Trajner i Juventusit një ditë? Kurrë mos thuaj kurrë, po jam i lumtur këtu ku jam tani”, ka thënë fillimisht Zidane.
“Kam mësuar shumë gjatë pesë viteve [në Juventus], unë nuk isha larguar kurrë nga Franca më parë dhe ata më mirëpriten mua si një familje”, ka thënë 45-vjeçari për ‘Football Italia’.
Pasi i siguroi skuadrës së tij spanjolle titullin në Ligë të Kampionëve kundër Juventusit sezonit e kaluar, ai ka një shans për të dëmtuar sërish ish skuadrën e tij./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri