Dodik: Do të ndjekim vetëm politikën e Serbisë ndaj Kosovës

16:01 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnjës Milorad Dodik ka vizituar sot Beogradin, ku është takuar me kreu serb të shtetit, transmeton portali arbresh.info.

“Sa i përket Kosovës, Republika Srpska do t’i ndjekë rreptësisht politikat e Beogradit dhe Serbisë, do të bëjë atë që kjo politikë vendos dhe ne nuk do ta ndryshojmë këtë qëndrim”, tha sot në Beograd Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Dodik tha se Republika Srpska po përjeton një presion të madh për këtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme