Komuna e Rahovecit ka njoftuar fermerët e kësaj komune se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (BPZhR), në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2018, ka paraparë që të bëjë ngritjen e serave me participim për kultivuesit e perimeve.
Të drejtë për aplikim kanë të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit, që i përmbushin kriteret e parapara si:
-Të jetë (fermer ose fermerë) – kultivues i perimeve,
-Të mos jetë përfitues(e) i serave në vitet paraprake,
-Të jetë i gatshëm – e gatshme të nënshkruaj marrëveshjen me kushtet e përcaktuara nga Komuna e Rahovecit.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
-Lista poseduese e tokës – certifikata e pronësisë,
-Kopja e planit të parcelës ku do të vendoset sera,
-Kopja e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës,
-Dëshminë mbi tatimin në pronë.
Përzgjedhjen do ta bëjë komisioni i formuar pas mbylljes së afatit të aplikimit dhe do të formohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit,
Karakteristikat e përgjithshme për sera:
-Sera *150m2*, e tipit Tunel, me konstruksion të çelikut, me dimensione: 30m x 5m x 3,2m
-Sera *300m2*, e tipit Tunel, me konstruksion të çelikut të zinkuar, me dimensione: 37.5m x 8m x 4.20 m
-Sera *500m2*, e tipit Bllok, me konstruksion të çelikut të zinkuar me dimensione: 31.5m x 16m x 4.2m.
Participimi i fermerëve përfitues të serave, do të bëhet duke bërë pagesën e 20% të vlerës së përgjithshme të serës në llogari të operatorit ekonomik i përzgjedhur nga Komuna e Rahovecit, ndërsa pjesa tjetër e vlerës apo 80% nga shuma e përgjithshme financohet nga Komuna e Rahovecit.
Aplikimi i fermerëve bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Afati i aplikimit fillon prej datës 04 Prill 2018 deri me datë 18 Prill 2018./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...