Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro – turke, Mustafa Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit pas arrestimit të gjashtë shtetasve turk në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi.
Bajrami ka theksuar se pas arrestimit të gjashtë shtetasve turk, nuk do të prishen raportet në mes dy vendeve.
Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mirë dhe të qëndrueshme, spese ky raport nu kështë krijuar ad – hoc, por janë ndërtuar ndër vite.
“Shtetet kur krijojnë marrëdhënie në mes tyre nuk bëhen për një moment të caktuar, andaj edhe prishja e tyre nuk është dicka që ndodhë aty për aty. Kosova nuk duhet të shqetësohet për marrëdhënie me Turqinë, sepse vet presidenti turk ka një kujdes dhe interes të posaqëm për rritjen ekonomike, diplomatike dhe njohjes së Kosovës”, ka shtuar Bajrami.
Bajrami ka folur edhe folur për deklaratat e presidentit turk drejtuar kryeministrit të Kosovës, duke thënë se nuk janë ndërhyrje edhe pse në shikim të parë duken të rënda.
“Nga ajo që kam dëgjuar unë në fjalimin e presidentit turk, të cilën e kam dëgjuar disa herë dhe e kam shënuar me laps, krijohet përshtypja se shkarkimet e Haradinaj kanë ardhur vetëm pse janë deportuar shtetasit turq. Në realitet shkarkimet kanë ardhur për arsye se pse nuk është informuar Haradinaj për këto deportime”, ka shtuar Bajrami. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...