Pse dështoi Gonzalo Higuain në Real Madrid?

15:21 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Babai i Gonzalo Higuainit, ka bërë fajtor Florentino Perezit për largimin e të birit të tij nga Real Madridi. Sipas tij presidenti nuk e ka dashur kurrë argjentinasin.

Sulmuesi 30 vjeçar do të ketë rastin që të hakmerret ndaj Real Madridit, pasi edhe babi i tij thotë se ishte pikërisht presidenti Florentino Perez ai që mund të konsiderohet fjator për largimin e tij nga Bernabeu.

“Më dhembi shumë kur ai u largua nga Reali”.

“Është një gjë që e bëri presidenti. Ndoshta Perezi nuk e ka dashur atë”.

“Mendoj se do të kishin bërë më shumë gëjra së bashku Benzema, Ronaldo dhe Gonzalo”.

“Kur ata e formësuan treshen në Madrid, ata ishin tri prej golashënuesve më të mirë. Gonzalo ka mundur të qëndrojë më gjatë te Reali”, potencoi babai Jorge për Cadena Ser.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme