Google ADS

Vuçiq: Nuk pres ndonjë lajm shumë të mirë për ne në Sofje

15:26 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë nga Samiti i Bashkimit Evropian që do të mbahet në Sofje, transmeton portali arbresh.info.

“Pres me padurim çdo takim në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, por nuk pres ndonjë lajm të mirë për vendin tonë”, tha sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ne jemi në një problem të madh. Ne kemi bërë gabime, shumë rrethana ne nuk na favorizojnë, por neve na mbetet të mbrojmë, duam dhe ruajmë vendin tonë e këtë edhe po e bëjmë. Unë mirëpres çdo takim, çdo bisedë”, ka Vuçiq thënë në një konferencë shtypi pas takimeve me presidentin e Republikës Serbe Milorad Dodik.

Ndërkohë Kosova në këtë samit do të përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme