Afër 40 ligje kaluan në leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë

15:12 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Afërsisht 40 ligje të sferave të ndryshme si në shëndetësi, energjetikë, turizëm, ekologji, kaluan sot në seancën e 38-të në leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputetë vazhduan me seancën e 27-të në të cilën në rend të ditës ishin dy pika mes të cilave katër propozim-ligje në leximin e parë, tri kërkesa për interpretime autentike dhe dy vendime me pëlqim për ndryshimin e Statutit të Komisionit për letra me vlerë dhe ndryshimin e statutit të Universitetit “Nëna Terezë”.

Në Kuvend janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare. Ulëset e OBRM-PDUKM-së janë bosh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme