Angelina Jolie dhe Brad Pitt të divorcuar edhe zyrtarisht

15:00 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Angelina Jolie dhe Brad Pitt prej kohësh janë ish-bashkëshortë, por tani mungojnë vetëm detajet e fundit për të zyrtarizuar divorcin zyrtar mes tyre.

Sipas mediave amerikane, dy yjet hollivudiane duket se më në fund kanë gjetur një marrëveshje, veçanërisht përsa i përket fëmijëve: aktori mund t’i shohë më shpesh. Me shumë gjasa çifti ka menduar për një ndarje të fëmijëve.

Jolie ka kërkuar që të ketë ajo të drejtën ekskluzive për ti mbajtur fëmijët, por pas shumë negociatash është arritur në një marrëveshje që Pitt mund të ketë kontakte të përditshme me ta. Pitt dhe Jolie kanë së bashku 6 fëmijë, Maddox 16 vjeç, Pax 14 vjeç, Zahara 13 vjeç, Shiloh 11 vjeç dhe binjaket 9 vjeçare, Vivienne dhe Knox.

Brenda pak javësh ekipet ligjore që po ndjekin çështjen do të finalizojnë ndarjen e kësaj martese.TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme