E humbi në tregun kinez, babai gjen vajzën pas 24 vjetësh

14:35 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Një baba kinez është ribashkuar me vajzën e tij pasi e ka kërkuar atë për 24 vjet.

Kërkimi i palodhshëm i Wang Mingqing përfshinte një shofer taksie në qytetin e Chengdu, me shpresën që një ditë ai do e merrte vajzën e tij si një pasagjere, njofton Klan Kosova.

Vajza e tij bëri kontakt me të në fillim të këtij viti pasi i kishte arritur një postim në internet.

Historia e pabesueshme mori dhenë në mbarë Kinën, ku shumë prej popullatës po festojnë ribashkimin e vajzës me të atin e saj.

Çifti u takua të martën.

Vajza e Wang, Qifeng, u zhduk kur ajo ishte vetëm tre vjeçe, sipas intervistave që u dha në mediat kineze.

Ai dhe gruaja e tij ishin shitës e frutash ndërsa një ditë pasi ata përfunduan duke shërbyer klientët në treg, ata kuptuan Qifeng nuk ishte më nën shoqërinë e tyre, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme