Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i projektit “Rritja e punësimit për të rinj” (EYE), Heini Conrad, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë (SMIAL), si dhe Implementimin e draft-Strategjisë për Udhëzim dhe Edukim në Karrierë 2015-2019.
Ministri Bajrami theksoi se Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë, i cili do të zhvillohet në bazë të kësaj marrëveshje, është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon të kemi një pasqyrë për tregun e punës, e poashtu edhe për hartimin e politikave në arsim dhe harmonizimin e ofrimit të arsimit bazuar në tregun e punës.
Ndërsa, përfaqësuesi i EYE, Conrad tha se, qëllimi i këtij projekti është lidhja sa më e shpejtë e shkathtësive me tregu i punës.
Zhvillimi i SMIAL do të bëhet në kuadër të Sistemit Gjithëpërfshirës të Menaxhimit të Informatave në Arsim (SGJMIA) dhe lidhjen e tij me Sistemin e Informatave të Tregut të Punës (SITP).
Projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE), financohet prej Qeverisë Zvicerane dhe zbatohet prej konsorciumit Helvetas Sëiss Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...