Futbollisti i Romës, Kostas Manolas, e ka pranuar se nuk ekziston ndonjë mënyrë për ta ndalur superyllin e Barcelonës, Lionel Messin.
Barça do të jetë nikoqir i Romës në “Camp Nou” të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do t’i duhet të përpiqet fort për ta kufizuar njeriun të cilin shumë persona e shohin se lojtarin më të mirë në botë.
“Pep Guardiola ka të drejtë kur thotë se nuk ekziston ndonjë mënyrë për ta ndalur Messin”, ka thënë Manolas për II Giornale.
“Edhe nëse mund t’ia ndalesh disi dhe ta bllokosh atë, ekzistojnë 10 lojtarë tjerë që mund të të lëndojnë. Natyrisht se pa argjentinasin, Barcelona është tjetër, por duhet ta japim më të mirën”, shtoi ai.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën