I kthyer pas këtij suksesi, Çalja tregon për Top Channel lumturinë dhe momentet më emocionuese të tij.
“Këtë herë ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai momenti kur dëgjohej himni shqiptar më duket si i papërsëritshëm. Falë punës jam këtu ku ndodhem sot, stërvitjeve të rregullta. Të gjitha kushtet i kam plotësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Briken Çalja, peshëngritës.
Ai nuk e fsheh zhgënjimin e tij, kur pa që askush nuk e priti në Rinas. Ndërkohë që përjashtoi mundësinë e pozitivitetit në testet e dopingut.
“As edhe një medie, as edhe një zyrtar, absolutisht asnjë njeri nga Federata, sikurse edhe nga shteti. Edhe kjo, duke e ditur që Brikeni (unë) i kishte bërë dy teste antidoping. Ata i tremben antidopingut, por unë jam i sigurtë kur shkoj në kampionate të tilla. Jam 100% i sigurtë që jam i pastër”, deklaroi më tej Çalja.
Duke qëndruar në temën e dopingut, Çalja u kthye disi pas në të kaluarën, kur pranoi një dënim që kishte marrë për shkak të një rezultati pozitiv në testet e antidopingut. Por, sipas tij, ajo ishte për faj të shtetit dhe organizmave sportivë.
“Për shkak të një medikamenti që nuk ishte për peshëngritje, por për bodybuilding. Janë dy gjëra të ndryshme, por unë nuk e dija faktikisht, ndaj dhe u dënova shumë kohë më parë. Këtu ishte faji i shtetit shqiptar dhe jo i Brikenit. Unë këtu i bëj të gjitha vet, s’kam as fizioterapist, as mjek, asgjë. Edhe pse i bëjmë vet të gjitha, në fund dalim po ne të këqinj”, u shpreh Briken Çalja.
Aktivitetet e radhës së peshëngritjes janë Lojërat Mesdhetare dhe Botërori në Turkmenistan, teksa Briken Çalja premtoi se do të vijë me medalje edhe nga këto dy evenimente.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën