Google ADS

Vendoset emri i ri i Aeroportit të Shkupit

13:35 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Sot është vendosur emri i ri i Aeroportit i cili më parë quhej “Александер Велики” tani e ka emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Kjo vjen pas premtimit të kryeministrit Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” të marrë emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada “Miqësia”.

Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autrostradës janë bërë, ndërsa Shkupi dhe Athina duket se po afrojnë gjithnjë e më shumë qëndrimet edhe për ndryshimin e vetë emrit të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta që dy palët kanë hasur në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme