Google ADS

10 fakte që nuk i dinit për shampon

10:17 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Dihet se shampoja është një nga produktet më të përdorura për higjienën personale.

Ka nga ata të cilët refuzojnë shampot që shiten nëpër supermarkete dhe që preferojnë të përdorin produkte natyrale si sodë buke, por ka edhe nga ata që nuk bëjnë dot pa shampon e tyre të preferuar.

Por a jeni të sigurt se dini gjithçka mbi këtë produkt?

Përse bën shumë shkumë dhe sa herë mund të përdoret në javë? Më poshtë mund të zbuloni gjithçka që nuk keni ditur mbi shampot.

Përdorej për të larë pjatat

Shampoja e parë ka qenë “Slidall’s Soap”, e thënë ndryshe edhe si “sapun për çdo lloj përdorimi”. Përdorej në banjë për higjienën personale, por edhe në kuzhinë për të larë pjatat dhe për lavanderinë. Pra, me këtë produkt, mund të bëhej gjithçka, madje mund të laheshin edhe dhëmbët.

Përse bën aq shumë shkumë?

Lëkura e kokës është e papërshkueshme, ndaj për t’u siguruar pastërtia e plotë e saj, shampoja duhet të prodhojë shumë shkumë.

Sa herë është e këshillueshme ta përdorni shampon?

Shampoja duhet të përdoret dy ose tri herë në javë, por jo më shumë.

Nëse do të vepronit ndryshe, lëkura e kokës do t’ju shkatërrohej dhe kështu do të merrnit efekte të padëshirueshme ndaj flokëve tuaj.

A e pastron kjo molekulë flokun?

Flokët arrijnë të bëhen të pastër me një shampo falë veprimit të tensioaktivëve, të molekulave që ulin tensionin sipërfaqësor mes vajit dhe ujit.

A janë të mira produktet jokimike?

Janë të shumtë personat që po e refuzojnë përdorimin e produkteve kimike në treg për të larë flokët dhe që preferojnë përdorimin e “ilaçeve” natyrale për ta, si sodën e bukës. Rezultati do të jetë i pabesueshëm, si për flokët ashtu edhe për ndikimin në mjedis.

Shampoja përmban silikon

Shampoja përmban silikon në formën e polimereve dhe falë këtij përbërësi, flokët arrijnë të rriten dhe të duken më të dendur.

A mund të përdoret shampoja pa përdorur ujë?

Ekziston shampoja me përdorim në të thatë dhe ajo është një alternativë e vlefshme për ata që nuk kanë kohë për t’i larë dhe për t’i tharë flokët e tyre. Flokët do të jenë të pastër me pak lëvizje dhe procedura nuk do të ketë nevojë për ujë.

Shampo-robot

Ajo është ideuar nga japonezët dhe është një robot që analizon lëkurën e kokës, duke zbuluar se cila duhet të jetë sasia e duhur e aplikimit të shampos. Ajo ka tetë gishta dhe i lan flokët si të ishte një paruker ose parukere.

Çdo vend ka shampon e tij

Kur shampoja përdoret gjatë kohës kur ndodhemi me pushime jashtë vendit, rezultatet janë gjithmonë të ndryshme në krahasim me ato që marrim kur jemi në shtëpinë tonë. Arsyeja? Çdo vend ka ujë të ndryshëm, që jep efekte të ndryshme në lëkurën e kokës.

Efekti “Kanye”

Është fenomeni i pashpjegueshëm që me siguri e kanë vënë re të gjithë. Kjo gjë ndodh kur ndonjëherë nga shishja e shampos del një sasi e vogël e saj dhe në disa raste të tjera një më e madhe, duke u shoqëruar nga një tingull i çuditshëm./Zëri.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme