Google ADS

Gjendet aparati fotografik i humbur në det, kishte ruajtur gjithçka

09:40 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Në një tregim të jashtëzakonshëm të fatit dhe rastësisë, një aparat fotografik i cili kishte humbur në det është gjetur pas më shumë se dy vitesh dhe i është kthyer pronarit të saj, transmeton Klan Kosova.

Aparati është gjetur në një plazh në Tajvan i mbuluar me alga të detit, por përkundër se ka qëndruar gjatë në ujë ende është funksional.

Atë e gjetën një grup fëmijësh bashkë me mësuesit e tyre, të cilët vendosën të provonin të gjurmonin pronarin duke shpërndarë fotografinë e aparatit në rrjetin social “Facebook”.

Pas vetëm një dite pronarja u gjet.

“Nuk mund ta besoja këtë”, tha Serina Tsubakihara për BBC.

“Isha super befasuar kur shokët e mi më treguan për këtë dhe më dërguan postimin me këto foto.”

Kjo është fotografia e nxjerrë nga aparati

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme