Google ADS

Samsung prezanton sensorin e ri për telefonat e hollë

15:22 | 29 Korrik 2015
Arbresh Info

Derisa telefonat e mençur janë duke u bërë çdoherë e më të hollë, kompanitë janë vazhdimisht duke punuar për të reduktuar edhe madhësinë e komponentëve brenda tyre. Samsung iu është përgjigjur kësaj sfide duke zbuluar një sensor jashtëzakonisht të vogël me 16-megapiksel.

Sensori për foto është i krijuar me piksel që janë 1 mikrometër, që është i pari i tillë në kompani. Kjo do të thotë se reduktimi i këtij modeli do peshojë 20% më pak në krahasim me mikrometrat aktual të pikselave prej 1.12.

Sensori i ri për foto përdor teknologjinë ISOCELL, që e bënë pajisjen më të ndejshme ndaj dritës, shkruan arbresh.info. Prodhimi i këtyre sensorëve është i gatshëm, ndërsa shfaqja e tyre do bëhet gjatë këtij viti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme