Shtatezani e zgjatur ose postterm, perkufizohet si shtatezani qe zgjat mbi 42 jave ose 294 dite, duke u nisur nga dita e pare e ciklit te fundit tek nje grua qe ka nje cikel menstrual te rregullt.
Kur kemi dite te pare te menseve te fundit te pasigurta, te crregullta, nje grua qe perdor kontraceptiv oral ose qe ka hemoragji ne tremujorin e pare te shtatezanise duhet marre ne konsiderate jo vetem dita e pare e ciklit, por edhe rregullariteti dhe zgjatja e ciklit, si dhe nje vleresim ekografik. Vleresimi ekografik ne tremujorin e pare duke vleresuar CRL varion 3-5 dite gabim te moshes se shtatezanise, nga java 12-20 varion 7-10 dite, nga java 20-30 varion 2 jave dhe mbi 30 jave varion 3 jave.
Dmth sa me heret qe te behet nje vleresim ekografik me i vogel eshte gabimi ne vleresimin e perfundimit te nje shtatezanie.
Faktoret e riskut te listuara sipas Dr.Ilda Ndreko
Faktoret qe rritin riskun per nje shtatezani te zgjatur jane:
• Obeziteti (faktor i modifikueshem me diete, aktivitet fizik dhe medikamente)
• Primipariteti
• Shtatezani posterm e meparshme
• Seksi mashkull i fetusit
• Faktoret genetik (ndikojne rreth 30% faktoret genetik maternal dhe jo ata paternal)
• Faktoret hormonal (deficit i sulfatazes placentare, crregullim i rralle recesiv i lidhur me kromozonin X)
Shkaqet – Dr.Ilda Ndreko
• Vleresim jokorrekt i ciklit mestrual, me i shpeshti
• Obeziteti amtar
• Shtatezani e meparshme postetrm
• Anomali ne sistemin nervor central amtar
• Insuficience placentare per enzimen sulfataze
• Anencefalia (keqformim i kafkes fetale)./living.al
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...