Prestigjiozja amerikane “Washington Post” tha se Izraeli nuk ka frikë nga çmimi politik nëse vret edhe më shumë palestinezë, siç bëri të premten e kaluar gjatë përleshjes në Gaza.
Gazeta theksoi se 30 mijë palestinezë u mblodhën të premtën në afërsi të murit ndarës që ndan Rripin e Gazës nga Izraeli, në mënyrë që të protestonin për rrethimin e imponuar nga Izraeli, transmeton portali arbresh.info
Protestuesit janë përballur me ushtrinë izraelite, e cila ka lënë të vdekur më shumë se 15 palestinezë dhe u plagosën qindra të tjerë.
Izrali ka deklaruar se kanë qenë protestuesit që kanë sulmuar të parët, ndërsa qeveria e Netanyahut nuk ka treguar keqardhje për atë që ka ndodhur.
Një zëdhënës i Qendrës B’Tselem për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara tha se ushtarët izraelitë gjuajtën municione të drejtpërdrejta në demonstrata të paarmatosura palestinezë.
“Gjithashtu, është e ditur që askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, tha ai.
Ëashington Post shkruan se administrata e Trump i ka “dhënë benzinë zjarrit” , duke zgjuar zemërimin e palestinezëve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Palestina ka deklaruar hapur se pas këtij vendimi nuk mund t’i besojë Uashingtonit për një zgjidhje paqësore.
Gazeta theksoi se reagimi i Izraelit gjatë këtyre protestave mund të jetë një sinjal paralajmërues, se “Izraeli kërcënon që të derdhë edhe më shumë gjak, nëse në të ardhmen situata përshkallëzohet”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?