Google ADS

“Salah do të ishte lojtar stoli te Real Madridi apo Barcelona”

22:49 | 2 Prill 2018
Arbresh.info
 Ish-mesfushori i Liverpool, Charlie Adam, pretendon se Mohamd Salah nuk do të luante te Real Madrid apo Barcelona megjithëse ka prodhuar paraqitje fantastike këtë sezon.Pasi iu bhaskua Të Kuqve nga Roma verën e kaluar, Salah ka shijuar një sezon fantastik në Angli duke shënuar 37 gola, 29 prej të cilëve në Premier League.

Gjithsesi, mesfushori i Stoke pretendon se nuk ka shumë mundësi që ai të largohet nga Anfield në të ardhmen e afërt pasi egjiptiani nuk do ta kishte të sigurt një vend titullari te Real apo Barcelona.

“Ku do të shkojë ai? Është e vështirë. A do të ketë hapësira te Real Madrid? Do të ketë hapësira te Barcelona? Nuk mendoj kështu,” shprehet Adam për talkSPORT, transmeton telesport.al.

“Mendoj se ai do të qëndrojë te Liverpool.”

Për momentin Liverpool është në vend të tretë të Premier League, 18 pikë larg vendit të parë Manchester City.

Gjithsesi, Adam beson se skuadra e Klopp është e aftë të fitojë kampionatin në të ardhmen e afërt nëse bëjnë disa blerje të mira.

“Ata janë të aftë ta fitojnë kampionatin, këtë e besoj me bindje. Duhet të blejnë një apo dy lojtarë të tjerë cilësorë dhe do të luftojnë për titullin.”

 

Të ngjashme