Një senator i lartë amerikan ka paralajmëruar Presidentin amerikan, Donald Trump se tërheqja e trupave amerikane nga Siri do të ishte “vendimi më i keq” dhe do të dërgonte në ringjalljen e një organizate që do të inkurajonte dhe të rriste ndikimin iranian.
“Do të jetë vendimi më i keq që do të mund të merrte presidenti”, Sen Lynsey Graham, një anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit për Fox Neës, transmeton portali arbresh.info
Graham ka theksuar se deklarata e bërë nga Shtëpia e Bardhë do të jetë “një katastrofë në proces”.
“Nëse ne tërheqim forcat tona së shpejti, organizata do të kthehet dhe lufta mes Turqisë dhe kurdëve do të dalë jashtë kontrollit dhe Damasku do t’u jepet iranianëve”, tha ai.
Këshilli i Sigurimit të SHBA-ve pritete të takohet në Shtëpinë e Bardhë për të disktuar mbi tërheqjen e trupave amerikane në Siri.
Në Siri gjendjen rreth 2 mijë trupa amerikane./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...