Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se arrestimi i protestuesve në Rrugën e Kombit tre ditë më parë ishte diçka e kryer jashtë ligjeve.
Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News 24”, Çupi thotë se reagimi i tyre në mes të natës është në kundërshtim me ligjin. Deputetja demokrate thotë se arrestime të kësaj natyre, janë tipike të regjimit diktatorial.
“Janë rreth 40 persona me urdhër ndalimi, mes tyre 23 të arrestuar. Është e rëndë që policia ka ndërhyrë natën, arrestime të tipit diktatorial. Procedura Penale parashikon që kontrolli në banesa të mos kryhet para orës 7 të mëngjesit dhe pas orës 20:00. Janë cënuar rëndë të drejtat e njeriut. Opozita po përkrah qytetarët. Të gjithë ramë dakord që është një protestë e ligjshme. Të gjithë ramë dakord se ajo është një tarifë”, u shpreh deputetja Dhurata Çupi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?