Në mbledhjen e ditës së sotme me deputetët e opozitës dhe me kryetarët e degëve të partisë, kryetari Basha theksoi se nuk do të dorëzohen para padrejtësive dhe shkelësve të ligjit.
Ata e kanë konsideruar mosbindje civile protestën që do të vijë e nxitur nga opozita dhe mesa duket kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të jetë në krah të popullit në këtë mosbindje, edhe sikur të arrestojnë dhe vetë atë.
“Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin, Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua.
Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi.
Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!”, tha Basha.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...