Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë mbi studimin e kryer që në kohën e qeverisë së tij për të parë kostot e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, për të cilën Berisha vetë tha se rezultonte nga 2 deri në 5 euro.
I ftuar në emisionin Debat në Channel One, Berisha tha se së bashku me të ndjerin, në atë kohë Ministrin Sokol Olldashi, vendosën që të mos vinin taksë për Rrugën e Kombit, port ë merrnin të ardhurat përmes taksës së qarkullimit, një taksë kombëtare.
Berisha u shpreh se me fitimet e taksës së qarkullimit, fitimet ishin të atilla që mund të mbulonin plotësisht mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, e cila do t’I kalonte me koncension (për mirëmbajtjen) një kompanie private.
Gazetari: A ka përgjegjësi opozita për këtë situatë? A keni përgjegjësi për ato që ne I themi sot, që ne jemi në këtë gjëndje.
Berisha: Asnjë diskutim që opozita ka përgjegjësine saj, për këtë periudhë. Me gjithë përpjekjet që ka bërë nuk ka mundur tja dalë të ndalojë këtë revash të kësaj qeveria ndaj qytetarëve shqiptarë në tërësi dhe opozitës në veçanti.
Sot ata që e kanë pësuar më shumë nga kjo që ndodhi në Rrugën e Kombit, ju garantoj që nuk janë lumjanët, hasanasit apo tropojanët, por janë lushnjarët, fierakët etj, të cilëve u mbeten prodhimet për t’u hedhur në rrugë.
Nga ajo Rrugë kanë përfituar më shumë se kushdo tjetër fermerët e Shqipërisë se Mesme, pasi ata prodhojnë, por tani ka një moment… se ky si I paburrë që është, ka një javë që përsërit, e kishte nisur Berisha këtë!
E vërtetë është. Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe procedurën për të parë se ku rrihte kërkesa. Dhe ne na doli dy deri në 5 euro. Me ministrin e asaj kohe, të ndjerin Sokol Olldashi, vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne, mblidheshin 120 mln euro, nga këto mjaftonte një e dhjeta për kompaninë e koncensionit që të mirëmbante rrugën. Kjo në bazë të studimit. Kjo rrugë ka të paktën minimum 40% të transporit të mjeteve të Shqipërisë, kjo rrugë që ka kushtuar 1.2 miliardë, po ka kushtuaer aq, pork a sjellë 2.5 miliardë euro të ardhura në vend, duke kaluar cdo parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza e tmerrshme që pllakosi Evropën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...