Autoritetet e Kinës kanë vendosur doganë për 128 produkte të cilat i importojnë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që paraqet një kundërpërgjigje kineze ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për doganimin e mallrave kinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria kineze për Ekonomi bëri të ditur se vendimi i Washingtonit zyrtar për vendosjen e një dogane me 25 për qind të çelikut kinez dhe 10 për qind të aluminit kinez është një veprim i papranuar dhe në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO).
Si kundërpërgjigje ndaj vendosjes amerikane të doganës, Kina tha se nga sot vendos doganë mbi produktet amerikane duke i doganuar mes 15 dhe 25 për qind.
Kina ka vendosur doganë mbi 128 produkte amerikane të cilat i importon, me vlerë të përgjithshme prej tre miliardë dollarë.
Dogana me 15 për qind vendoset mbi frutat, perimet, çelikun, verën dhe produkte të tjera të SHBA-ve, ndërkohë që me 25 për qind, Kina doganuar produktet amerikane, përfshirë mishin e derrit, importi i të cilit kap shifrat prej 1.99 miliardë dollarë në vit.
“Shpresojmë që SHBA-të do të heqin dorë nga shkelja e rregullave të WTO-së, dhe se do të normalizojë bashkëpunimin tregtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë kineze./AA/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...