Nuk ka para shtesë për t`i paguar komisionerët e zgjedhjeve

21:39 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), muaj më parë i kishtë dërguar kërkesë Ministrisë së Financave për t`u ndarë mjete shtesë në mënyrë që të mbulojnë pagesat për komisionerët e zgjedhjeve.

Por, një përgjigje më në fund duket se e ka kthyer MF-ja. Muharrem Shahini, drejtor i Zyrës për Komunik Publik në këtë ministri, ka thënë për Indeksonline se Ministria e Financave nuk ka mundësi t`i ndajë 100 mijë euro shtesë për KQZ-në.

“Ministrisë së Financave – Departamentit të Buxhetit ka pranuar një kërkesë nga KQZ për ndarjen e mjeteve shtesë në shumën 100,000 euro për pagesën e obligimeve të pa paguara të vitit 2017 (për stafin e K-Vot, stafin e QNR dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve). Lidhur me këtë Ministria e Financave ka njoftuar KQZ-në se nuk ka mundësi të ndajë mjete shtesë”, ka bërë të ditur Shahini.

Tutje, ai ka sqaruar se i kanë rekomanduar KQZ-së që të përdorë mjetet që u janë siguruar nga buxheti i vitit 2018 dhe t`i kryejnë pagesat për komisionerët.
“Nëherit i kemi rekomanduar të KQZ-së që obligimet ti mbulojë bazuar në ndarjet buxhetore të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2018, si dhe duke respektuar Ligjin e menaxhimit të financave publike, nenin 30.2 për harmonizimet brenda nën programeve të KQZ-së”, ka shtuar ai.

Ndryshe, KQZ duhet të kryejë pagesat edhe për 1 mijë e 671 komisionerë.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishin rreth 50 mijë komisionerë, kurse ndaj shumicës më të madhe prej tyre janë kryer pagesat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme