Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës reagon ndaj siç thuhet nënçmimeve që u bëhen studentëve të Universitetit të Prishtinës apo edhe të Universiteteve Private të akredituara në Kosovë, në konkurset publike për punësim.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë:
Ky Asociacion reagon ndaj diskriminimeve dhe nënçmimeve të vazhdueshme që u bëhet atyre për punësim në konkurset publike, karrshi studentëve të cilët kanë diplomuar në Universitetet Evropiane apo atyre nga vendet e ndryshme të botës.
Me këtë rast, ne shprehim keqardhjen e tonë që në Republikën e Kosovës ende nuk janë avancuar kurikulat dhe programet e Universiteteve si dhe për mungesën e praktikës gjatë studimeve.
Megjithatë kjo nuk duhet të nënkupton që Diplomat e Studenteve janë të pa vlerë dhe si të tillë nuk duhet që mos të kenë ndonjë përparësi punësimi në konkurset publik, ku shpesh herë disa Institucione përkatësisht disa Ministri publikisht deklarojnë që përparësi në konkurset e punësimit do të kenë studentet të cilët kanë studiuar jashtë Republikës së Kosovës.
Ne konsiderojmë se një klasifikim i tillë në konkurse Publike nënkupton mos njohje të vlerës e një Diplome të lëshuar nga vet shteti i Kosovës dhe instititucionet e tij shtetërore duke ua dhënë përparësi studenteve të cilët kanë studiuar jashtë vendit. Një deklarim i tillë publik nga ndonjë zyrtar të lartë të Shtetit përvec që i diskriminon studentet mbi të gjitha edhe i nënçmon totalisht duke lenë për të kuptuar që diplomat e tyre nuk kanë asnjë vlerë dhe duke ua hedhur fajin të rinjve Kosovarë që kanë studiuar në Kosovë për mungesën e cilësisë në Universitete të Kosovës.
Me këtë rast, ne duke shprehur shqetësimin tonë, u’a bëjmë të qart këtyre institucioneve shtetërore se nuk kanë faj Studentet që nuk kanë pasur mundësi të studiojnë jashtë vendit si disa qytetetar të tjerë, por fajin për gjendjen aktuale dhe mungesën e cilësisë në këto Universitete mbanë plotësisht Shteti i Republikës së Kosovës.
Konsiderojmë se deklarime të tilla përveqse janë diskriminuese janë edhe demotivuese për të rinjët tanë . Ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në theks të veqanët nga institucionet e cekura që menjëherë të ndërprejnë politikat e tilla të rekrutimit të stafit dhe diskriminimet që i’u bëhen të rinjëve tanë.
Po ashtu kerkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet përkatëse që menjeherë të kerkojnë falje mijra studenteve kosovar të cilët janë diskriminuar dhe nenqmuar nga këto deklarime./arbresh.info.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...