Google ADS

Netanyahu thotë se Italia, Gjermania dhe Kanada do pranojnë emigrantë afrikanë

21:05 | 2 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Kanada, Italia dhe Gjermania do të pranojnë disa emigrantë afrikanë të Izraelit.

E gjithë kjo po ndodh sipas një marrëveshje që Izraeli arriti me agjensinë e refugjatëve të OKB-së, transmeton portali arbresh.info

Sipas marrëveshjes me UNHCR, Izraeli tha se ka në plan të zhvendosë më shumë se 16 mijë emigrantë në vendet perëndimore.

“Kjo është një marrëveshje unike midis komisionerit të OKB-së dhe shtetit të Izraelit, që të dërgojnë 16,250 emigrantë jashtë territorit dhe të dërgohen në vende të zhvilluara si Kanada, Gjermania dhe Italia, që është angazhimi i bërë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të organizuar dhe madje edhe për ta financuar atë”, tha Netanyahu./arbresh.info/

Të ngjashme