Reprezentuesi spanjoll, Javi Martinez, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Bayern Munich, për rrezikun e mundshëm nga Sevilla.
Bayern Munich dhe Sevilla do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish mesfushori i Athletic Bilbaos, ka thënë se Sevilla mund ta eliminojë Bayernin, nëse skuadra gjermane nuk është në formën më të mirë.
“Ndoshta njerëzit mendojnë se ata nuk janë të mirë sa Barcelona apo Real Madrid, por unë mendoj se janë”, ka deklaruar Martinez për ‘ESPN’.
“Nëse ne nuk jemi 100 për qind në formë, ata mund të na mposhtin. United është shembulli më i mirë. Mendoj se Sevilla e ka merituar t’i fitoi të dy ndeshjet, në Sevillë dhe Mançester”
Takimi nesër do të zhvillohet nga ora 20:45. /arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...