Para 6 muajsh, prokurori turk solli listën e gylenistëve në Kosovë

20:56 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Listën me emra të gylenistëve e solli në Kosovë prokurori i përgjithshëm turk.
Presioni nga Turqia që Kosova t’i arrestojë qytetarët turq që kanë pikëpamje të njejta me politikat e Fetulah Gylenit, ka nisur qysh para 6 muajsh.

Në tetor të vitit të kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte nisur për në Prishtinë një delegacion të Prokurorisë të kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca.

Delegacioni ishte pritur ngrohtësisht nga Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Delegacioni po shoqërohej vazhdimisht edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, e cila së fundi u raportua se ishte pjesë e skenarit të arrestimit dhe deportimit të 6 gylenistëve për në Turqi.

Arsyeja e vizitës, sikur kishte raportuar edhe Televizioni Publik I Kosovës, ishte e qartë; arrestimi dhe ekstradimi i gylenistëve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

I pari i prokurorisë turke ishte shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që po I ofronte Kosova.

Madje, Delegacioni besohet se me vete kishin sjell një listë me emra të dhjetëra personave turq me qendrim në Kosovë, që Prokuroria e Turqisë i llogariste terroristë, dhe që kërkonte që ata të ekstradoheshin në Turqi.

Vetë Lumezi kishte shprehur përkushtimin për t’i ndihmuar Turqisë kur ajo kërkon ndihmë juridike ndërkombëtare për rastet që ata i hetojnë.

E listën e njejtë prokurori turk e kishte përcjell edhe në Policinë e Kosovës, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm, Shpend Maxhunin (FOTO)

Viziten delegacioni turk e kishte përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

E pikërisht në Prizren presioni Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit dha rezultatet e para, ende pa u bërë një muaj. Atje, Policia e Kosovës në fund të muajit tetor arrestoi Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.

Rasti i tij përfundoi në gjykatë me tërheqjen e prokurorit të rastit nga kërkesa për ekstradimin e tij në Turqi.

Por, për gjashtë të arrestuarit e të ejtës së 27 marsit, udhëheqës të rrjetit të shkollave “Mehmet Akif” dhe një mjeku, Kosova nuk respektoi procedurat e ekstradimit, duke i deportuar ata brenda pak orësh në shtetit Turk.

E pikërisht nikoqirëve në duart e të cilëve Turqia dorëzoi listën me emrat e të kërkuarëve, ku bënin pjesë edhe gjashtë të arresturit, Haradinaj ua besoj sot hetimet për rastin e deportimit me forcë të tyre.

Haradinaj pas mbledhjës së Këshillit të Sigurisë Kombetare kërkoi nga Kryeprokurori Aleksander Lumezi, Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, Zevendësdrejtori i Agjencisë së Intelegjencës, Latif Merovci, Sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, dhe disa institucioneve të tjera t’i hetuar instiutcioniet e veta në përfshirjen në këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme