Trajneri italian, Masmiliano Allegri, ka deklaruar se pas Juventusit, do të jetë trajner jashtë Italisë.
Allegri para se të bëhej trajner i Zonjës së Vjetër, kishte udhëhequr Cagliarin dhe AC Milan, me këtë të fundit kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2011.
Që nga ardhja e tij në krye të Juves, ka dominuar futbollin italian dhe si duket tashmë ka vendosur ta testojë vetën jashtë futbollit italian.
Allegri njihet si një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe po flitet se ai në sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i Arsenalit apo Chelsea.
“Me gjasë do të shkojë jashtë Italisë”, ka thënë Allegri në një intervistë të tij në Telegrapfh.
“Në Itali kam fituar çdo gjë”.
Skuadra që është më se shumti e interesuar për shërbimet e Allegrit konsiderohet Arsenal, të cilin e sheh si zëvendësues të Arsene Wenger. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua