Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fjalë rasti hapi ceremoninë e promovimit të gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, organizim ky që u mbajt nën patronatin e Kryeministrit dhe që shënohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar “Viti i Gjergjit”.
Kryeministri Haradinaj, tha se kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve dhe këtë kulturë do ta ruajmë me përkushtimin më të madh.
“Shije shqiptare” është darka simbolike e shënuar në nderim të kuzhinës dhe traditës shqiptare të mikpritjes dhe që ka bërë bashkë katër kuzhinierët më të mirë, që vijnë nga treva të ndryshme. Sokol Prenga, Faruk Neziri, Përparim Babalija dhe Naser Gashi u bënë bashkë për të sjellë para të ftuarve shijet më të njohura të gatimit shqiptar.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se periudha e jetës së luftës dhe qeverisjes së Skënderbeut është një periudhë e artë shqiptare e vetëdijes së ngritur për të qenë vetja, njëkohësisht e përkushtimit, sakrificës për të ruajtur vetveten, atdheun, identitetin dhe bindjen e vet.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se askush më mirë sesa shqiptarët nuk dinë t’i respektojë ata që jetojnë me ne, komunitetet në përgjithësi, identitetin kombëtar e fetar, gjuhën dhe çdo vlerë tjetër.
“Duke kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtet, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë”, tha kryeministri Haradinaj.
Organizimi “Shije shqiptare” përkon edhe me Ditën ndërkombëtare të Autizmit, për çka kryeministri tha se nuk do të mungoj asnjëherë përkujdesja ndaj kësaj kategorie.
Promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare” , është organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar dedikuar Skënderbeut, nismë kjo që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për të cilën nismë gjatë 2018- ës do të shënohen aktivitet të shumta në nderim të historisë dhe traditës shqiptare.
Pjesë e kësaj ngjarje ishin përfaqësues të korit diplomatik, të institucioneve nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe atyre humanitare, muzicientë, emra të njohur të artit, politikës.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra