Google ADS

Chiellini: Kemi respekt për Realin

19:59 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka deklaruar se ai dhe skuadra e tij nuk do të kërkojnë një hakmarrje ndaj Real Madridit.

Juventus dhe Real Madridi do të takohen nesër mbrëma, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e çerekfinaleve.

Ai në konferencën për shtyp ka thënë se dëshirojnë të kalojnë tutje dhe ta mposhtin klubin madrilen, por nuk janë në kërkim të hakmarrjes.

“Unë nuk mendoj se kjo ndeshje është një hakmarrje (finalja e Cardiffit)”, ka deklaruar Chiellini.

“Kur arrini larg në këtë garë, herët apo vonë do të përballeni me Real Madridin apo Barcelonën, që janë skuadrat më të mirë në botë tani”.

“Për fat të mirë ne kemi edhe kujtime të mira kundër tyre”.

“Këto janë lojëra që çdo futbollist i ëndërron të luajë. Kemi respekt të madh për lojtarët e Real Madridit, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duam apo t’i mposhtim ata”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme