Google ADS

Kjo është trajnerja e parë arabe

18:31 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Futbolli është një nga sporti më i bukur dhe më i dashuri, dhe është i shtrirë në gjithë botën.

Klubi nga Sudani, Al Hilal, i ka realizuar ëndërrën një gruaje që futbollin e ka pasion.

Salma Al – Majidi në Sudan, ka thyer tabutë duke u bërë trajnere e një skuadre futbolli në botën arabe.

Po, ashtu Al – Majidi njihet si gruaja e parë trajnere nga FIFA.

Salma Al-Majidi, ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë.

“Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua pasi që jam femër”, ka thënë Salma.Sudanezja ka thënë se në të ardhmen ëndërron që ta drejtojë ekipin kombëtar të femrave të Sudanit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme