Google ADS

Aksident i rëndë me dy të lënduar te gjimnazi Sami Frashëri

17:17 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Një aksident trafiku, në mes të një vetura taksie dhe një motoçiklete, ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Nazim Gafurri”, te kryqi afër Gjimnazit Sami Frashëri.
Sipas dëshmitarëve që kanë rastisur atypari pas aksidentit, nga ky aksident ka marrë lëndime motoristi dhe një pasagjer. Në bazë të fotografive që janë dërguar nga një lexues në adresë të portalit Koha.net, atij i është ofruar ndihma e shpejtë.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka thënë se si pasojë e aksidentit dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas tij, policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme