Ish-futbollisti i Bayernit dhe i Kombëtares Franceze, Bixente Lizarazu, është shfaqur tepër kritik mbi përdorimin e teknologjisë VAR.
Duke iu referuar golit të realizuar nga Falcao në finalen e Kupës së Ligës ndaj PSG, që entuziazmoi tifozët e Monacos, por që u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të pamjeve, 48-vjeçari u shpreh:
“Përdorimi i VAR-it është si të bësh sesk pa dëshirë. Atehërë ku ti bëhesh gati të shënosh, të ndalojnë. Kështu u ndjeva në stadium në finalen mes PSG dhe Monacos. Fansat e Monacos ishin shumë të entuziazmuar në momentin e golit të shënuar nga Falcao, pastaj u ndal gjithçka. Është e tmerrshme.”
Më tej Lizarazu u shpreh i zhgënjyer për faktin, se gjithmonë favorizohet e njëjta skuadër.
“Në rastet e dyshimta vendimet jepen gjithmonë në favor të PSG. Tifozët e kanë humbur rëndësinë, sikur nuk janë pjesë e kësaj loje. Tifozi shkon në stadium për të shijuar spektaklin dhe ne po ia mohojmë. Videot duhet t’i përdorim më mirë, të gjithë duhet ta kuptojnë vendimin. Duhet t’i bëjmë njerëzit pjesë të spektaklit.”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...