Kryeministri Ramush Haradinaj, me gjasë, sonte do t’i përgjigjet presidentit turk, Rrexhep Taip Erdogan pas kërcënimit të ashpër që ky i fundit ia bëri shefit të Qeverisë kosovare. Kreu i AAK’së, sot pasdite do të marr sot pjesë në një aktivitet për Skenderbeun.
Haradinaj ende nuk e ka thënë asnjë fjalë që nga e shtuna kur Erdogan, para një turme të madhe në Turqi, i çoi selam kryeministrit, se kishte bërë gabim historik duke i shkarkuar ministrin e MPB’së Flamur Sefajn dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Të dy këta i zbatuan urdhrat e presidentit turk për arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve për në Turqi.
“Nën patrontin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në kuadër të Vitit të Madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 2 prill 2018 , bëhet promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, thotë njoftimi për agjendën e Kryeministrit, derisa Express merr vesh se aty Haradinaj ka shumë mundësi të flasë edhe për kërcënimin që ia bëri Erdogan atij.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi me tone të ashpra kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të qëndrimit të tij kundër deportimit të shtetasve turq.
Erdogan deklaroi se është “i brengosur” me vendimin e kryeministrit Haradinaj për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, për shkak të arrestimit dhe më pas të deportimit në Turqi të gjashtë shtetasve turq.
Erdogan gjatë një tubimi të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi ka thënë se Haradinaj “do të paguajë” për këto veprime.
“Shërbimi ynë kombëtar i Inteligjencës ka kapuar në Kosovë dhe solli këtu gjashtë përfaqësues të lartë (të lëvizjes së Fethullah Gulenit). Por jam i pikëlluar. Kryeministri i Kosovës shkarkoi shefin e inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Tani pyes: Kryeministër i Kosovës, me udhëzimet e kujt ndërmorre hapa të tillë? Që kur ke fulluar që të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shtet ndaj Republikës Turke? A nuk e dini se ne ishim shteti i dytë në botë, as një orë pas shpalljes së pavarësisë, ne e njohëm Kosovën? Si mund t’i ushqesh njerëzit që tentuan të bëjnë puç kundër Turqisë, shtetit që ju konsideron vëlla? Do të paguash për këtë”, ka thënë Erdogan, derisa e zbuli presidentin Thaçi që e ndihmoi atë në këtë aksion.
Pavarësisht se shefi i shtetit tha se as ai, sikurse Haradinaj e Veseli, nuk kishte qenë në dieni.
Turqia e akuzon klerikun fetar, Fetullah Gulen se qëndron prapa tentim grusht shtetit të vitit 2016.
Pesë prej personave të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim mbi deportimin e shtetasve turq.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...