Turqia akuzon Gylenin për vrasjen e ambasadorit rus

15:40 | 2 Prill 2018
M. A.

Turqia ka urdhëruar arrestimin e imamit Fehtullah Gylen që tash jeton në SHBA, si dhe shtatë personave tjerë për vrasjen e diplomatit rus, në vitin 2016, një ditë para vizitës së presidenit Vladimir Putin në Turqi.

Kështu ka raportuar sot e përditshmja “Haberturk” derisa shkruan se diplomati rus Andreyi Karlov është vrarë nga një polic që nuk ka qenë në detyrë. Ai u vra në dhjetor të vitit 2016 në Ankara derisa ishte duke mbajtur fjalim në hapjen e një ekspozite

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme