Turqia fillon nesër ndërtimin e centralit të parë bërthamor, Akkuyu.
Centrali bërthamor Akkuyu do të ndërtohet nga Agjencia Ruse e Energjisë Bërthamore, ”Rosatom” dhe do të përbëhet nga katër njësi, secila me kapacitet prej 1 200 mw.
Në fazën e parë të ndërtimit janë planifikuar dy njësi me kapacitet total prej 2 400 mw.
Me një kosto investimi prej rreth 20 miliardë dollarësh, centrali do të punojë 8 000 orë në vit.
Sipas vlerësimeve paraprake, 35-40 për qind e ndërtimit të centralit do të bëhet nga kompanitë turke që potencialisht mund të ofrojnë vlera të shtuara për ekonominë prej rreth 6-8 miliardë dollarësh.
Akkuyu do të prodhojë 35 miliardë kilovatë kur të arrijë kapacitetin e plotë duke mbuluar më shumë se 10 për qind të nevojave të Turqisë për energji elektrike ose ekuivalent me kërkesën e Stambollit për energji elektrike.
Reaktori i parë pritet të jetë operacional në vitin 2023, ndërkohë pritet që centrali të funksionojë me kapacitet të plotë deri në vitin 2025.
Gjatë periudhës kulmore të ndërtimit të tij do të punësohen rreth 10 000 persona.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...