Google ADS

Gruaja muslimane goditet brutalisht në spital

15:15 | 2 Prill 2018
M. A.

Një vajzë muslimane 19 vjecare u godit në mënyrë brutale nga pas, gjatë vizitës në një spital në Michigan.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në muajin e kaluar, por pamjet e sigurisë kanë dalur tek tash.

I dyshuari i njohur për policinë si John Deliz, 57 vjeç, shihet duke e goditur vajzen e re, e cila kishte veshur hixhab.

Sulmi u bë në Spitalin Beaumont në Dearborn më 10 shkurt.

Viktima, e cila nuk deshi të identifikohej, po kërkon 25,000 dollarë dëmshperblim nga spitali pas incidentit.

Në një deklaratë për Detroit Neës, spitali tha se personeli i sigurisë iu përgjigj menjëherë incidentit dhe se ata e marrin sigurinë seriozisht.

Deliz mbetet në paraburgim dhe paraqitja e tij e ardhshme në gjykatë është planifikuar në maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme