Erdogan zbulon se kush e dha urdhrin për dëbimin e gjylenisëve

15:11 | 2 Prill 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se ka gënjyer publikisht qytetarët e Kosovës kur tha se nuk kishte dijeni për rrëmbimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk.

Gënjeshtrën e Thaçit e ka zbuluar sot presidenti i Turqisë  Rexhep Taip Erdogan gjatë një fjalimi me mbështetës të partisë së tij.

Erdogan e falënderoi publikisht Thaçin për bashkëpunimin duke paralajmëruar se të njëjtin bashkëpunim për rrëmbimin e mësuesve të tjerë do ta kenë me presidentin e Kosovës edhe në vijim.

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/2089900394384035/

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.

Në këtë mënyrë, presidenti një shteti tjetër ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Kosovës duke kërcënuar se mund të rrëzojë apo ngrejë kryeministra dhe qeveri.

Pritet reagimi i Haradinajt, pasi ky është kërcënimi i dytë publik i Erdoganit ndaj tij, ndërkohë që ka përshëndetur Thaçin për ndihmën që i dha në rrëmbimin e mësuesve turq.

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/2089900394384035/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme