Google ADS

Protestuesit merren në pyetje, këtë ditë dalin para gjykatës

15:26 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Kukësi sot ishte i qetë, ndërsa familjarë dhe aktivistë po protestojnë që prej mëngjesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhen të arrestuarit pas ngjarjeve në Rrugën e Kombit.

Prokurorët e Kukësit mbërritën në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të pyetur të arrestuarit për ngjarjen e së shtunës në Rrugën e Kombit.

Seancat e pyetjeve janë bërë në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe në Komisariatet numër 1 dhe numër 3. Mësohet se asnjë prej të arrestuarve nuk ka pranuar se ka kryer dhunë. Prokurorët e çështjes do të dërgojnë kërkesat e tyre në gjykatës së Kukësit, ku do të mbahet edhe seanca për të arrestuarit.

Mësohet gjithashtu se do të ketë procedim edhe për 8 nga protestuesit e Tiranës që dje tentuan të hynin në mjediset e Drejtorisë së Policisë./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme