Në Gjykatën Themelore të Kumanovës po vazhdojnë fjalët përfundimtare nga avokatët për rastin e Almir Aliut.
Avokati i të akuzuarit Boban Iliq, Stevan Pavllevski, në fjalët e tij përfundimtare ka përsëritur disa herë se Iliq nuk duhet të akuzohet për veprën penale për të cilën i ngarkohet, pasi sipas tij kanë qenë familjarët e Almirit që e kanë filluar konfliktin dhe se po ato që kanë dashur ta sulmojnë jashtë objektit të Shtëpisë së Shëndetit, kanë bërë që Boban Iliq, të mos mund të kërkoj zgjidhje alternative për t’i ikur ngjarjes tragjike, sepse ai sipas Pavllevskit ka qenë nën afekt të frikës.
Ndërkaq, avokati kërkon që Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tjerë Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, të dënohen për atë që e kanë nxitur sipas tij konfiktin e asaj nate dhe që kanë përdorur dhunë ndaj vëllezërve Iliq dhe bashkëudhëtares së tyre, Tanja Dimkovska.
Ai këmbngul që Iliq asesi nuk ka pasur paramendim në momentin e kryerjes së veprës, pas një sipas avokatit të tij, Boban nuk e ka planifikuar momentin tragjik dhe as nuk dashur që të vijë deri tek ato pasoja tragjike. Në vazhdim priten edhe fjalët përfundimtare të avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiq. Emine Ismaili. /Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...