Kryetari serb Aleksandar Vuqiq ka deklaruar se nuk është sekret se qëllimi i vetëm i shqiptarëve është “marrja e veriut të Kosovës”.
“Duan ta marrin veriun dhe pikë. Kanë llogaritur gjithçka, në mënyrë që serbët të mos mbeten atje”, ka thënë Vuçiq për gazetarët serb.
Ai ka thënë se shqiptarët janë “të fuqishëm, të mëdhenj dhe të fortë sikur edhe sponsorët e tyre, dhe e kanë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar”.
“Unë mendoj për Serbinë tonë, dhe për këtë do ta mbrojë gjithmonë, sikur edhe “të vërtetën”. Ne do ta ruajmë paqen dhe do ta mbrojmë stabilitetin. Unë besoj se sponsorët e tyre janë shumë të fortë”, ka thënë Vuçiq.
Kryetari serb ka thënë së shqiptarët kanë bërë studime për çdo komunë serbe dhe se qëllimi i tyre i vetëm është veriu i Kosovës.
“Nuk kam çfarë t’ju them, të gjitha i kam thënë ditën e parë. I di unë dëshirat dhe qëllimet e tyre”, ka thënë tutje ai.
Vuçiq ka thënë se ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe se ka pasur bisedë të mirë me të në të cilën i ka treguar se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
Ai ka shtuar se Erdogani ka bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje. “Ai kupton mirë se si ka ndodhur”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...