Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport sqaroi edhe njëherë kthimin e vendimeve të Asamblesë së FSHF-së nga Gjykata, që nuk mund të konsiderohet rrëzim, por thjesht plotësim dokumentacioni.
“Është procedurë standarde që pas mbarimit të Asamblesë shkon dosja për regjistrim në Gjykatë. Kanë shkuar të gjitha aktet në Gjykatë dhe gjyqtarja ka bërë kthim aktesh. Komentet në disa media janë keqdashëse. Është procedurë normale. Gjyqtarja ka parë disa mungesa, dosja do të plotësohet dhe s’do të ketë asnjë problem.”, u shpreh ai.
Shulku sqaroi me në detaje se gjyqtarja thjesht ka kërkuar vendimet e Asambleve të mëparshme, ku është marrë vendimi për anëtarët e rinj të FSHF-së:
“Gjyqtarja ka kërkuar të ketë në dispozicion vendimet e asambleve të mëparshme për ndryshimin dhe shtimin e numrit të anëtarëve. E ka parë të arsyeshme që nuk përputhet data e dërgimit me aktet e lëshuara për pronarët e klubeve. Nuk shkohet në zgjedhje të reja, nuk cenohet legjitimiteti i FSHF-së, janë zgjedhur organet drejtuese. Është procedurë normale nuk është rrëzim por kthim.”
“Pavarësisht vendimit që ka marrë UEFA, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është marrë në bazë të një dosjeje të plotësuar, ka shumë anomali. Nuk ishte Skënderbeu ekipi për t’u dënuar në këtë masë. Çështja është në gjykim dhe do të apelohet, duhet të presim KAS-in. Vendimi mund të jetë ndryshe. Nuk mund të flasim me “nëse”. FSHF ka bashkëpunuar me UEFA-n për disa ndeshje që na kanë ardhur dhe i kemi dërguar në Prokurori. FSHF nuk ka mundësi reale për të hetuar një ndeshje, sepse nuk jemi në kushte për ta bërë këtë. Për Skënderbeun UEFA nuk na ka sjellë raporte me hetime të detajuara. Kjo është një çështje e Skënderbeut dhe jo e FSHF-së. I jemi përgjigjur UEFA-s me ato që kemi pasur në dispozicion. Para disa vitesh erdhën inspektorët e UEFA-s në Shqipëri, patën takim me Prokurorinë për hetimin e ndeshjeve të trukuara. Dy prokurorët tanë shkuan në UEFA. Bashkëpunim ka pasur. UEFA çështjet apo ndeshjet që mendon se janë trukuara i ka dërguar në Prokurori. Dënimi i Skënderbeut është 10 vite radhazi, jo 10 pjesëmarrje. Dënimi i parë ishte administrativ, ky është disiplinor. Federata e ka marrë një vendim për Skënderbeun, i ka hequr titullin kampion dhe 12 pikë nga klasifikimi. FSHF ka marrë vendim për dyshimet në kampionatin shqiptar jo për ndeshjet në Ligën e Evropës. Kampionati vijon normalisht, por Skënderbeu nuk merr pjesë në Champions”, u shpreh Ilir Shulku për Supersport.
Në lidhje me informacionet se Flamurtari nuk plotëson kriterin financiar për t’u licencuar për Kupat e Evropë, Shulku komentoi: “Nuk e di nëse Flamurtari nuk do të licencohet. Ka dorëzuar dokumentet për të pesë kriteret që duhen plotësuar për të marrë licencën. Nëse do të ketë mangësi në kriterin financiar, komisioni do të vendosë të mos e licencojë, por unë nuk e di se çfarë ka në dosje që të them nëse do të licencohet ose jo.” /TCh/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...