Kina ka vendosur tarifa të reja ndaj 128 produkteve amerikane në vlerë të 3 miliardë dollarëve, si përgjigje për tarifat amerikane në çelik dhe alumin.
Ministria e Financave në Kinë ka njoftuar më 2 prill se në produkte përfshihet, derri i ngrirë, disa pemë dhe vera dhe se tarifat do të fuqizohen menjëherë.
Komisioni për Tarifa në Doganën e Kinës ka thënë se tarifa prej 25 përqind vlen për tetë produkte të importuara nga SHBA-ja, ndërsa 15 përqind vlen për 120 produkte të tjera.
Më 13 mars, Pekini pati njoftuar se është duke konsideruar vënien e tarifave, duke rritur frikën për luftë tregtare globale.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar më 22 mars se do të vendosen tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, hap që ka zemëruar shumë aleatë të SHBA-së.Sidoqoftë Trump ka përjashtuar përkohësisht nga këto tarifa, Bashkimin Evropian, Australinë, Argjentinën, Brazilin, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë Jugore.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të ulur deficitin tregtar që SHBA-ja ka me partnerët tregtarë, sidomos me Kinën.Vitin e kaluar deficiti i SHBA-së me Kinën ka qenë 375 miliardë dollarë.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...