Shumë shtete të BE-së kanë përkrahur Britaninë e Madhe pas sulmit të ish spiunit rus. Deri me tani janë dëbuar rreth 50 diplomatë rusë që besohet se janë spiunë të Moskës, por ka vende brenda BE-së që nuk e ka përkrahur iniciativën e Britanisë së Madhe.
Një total prej 18 vendesh ka qëndruar në krah me Britaninë e Madhe dhe ka kundërshtuar Rusinë lidhur me përfshirjen e dyshuar të vendin në sulmin kimik ndah Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, 9 vende nuk i janë bashkëngjitur kësaj liste.
Mësoni se cilat janë ato dhe cila është arsyeja.
Austria
Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe ministri i Jashtëm Karin Kneissl njoftuan në një deklaratë të përbashkët se Viena nuk do të ndërmarrë asnjë “masë kombëtare” kundër Rusisë, pasi Austria kërkon që t’i mbajë kanalet e komunikimit të hapura me Moskën. Partia Popullore e Kurzit OVP është në një koalicion qeveritar me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO), i cili ka një “pakt bashkëpunimi” me partinë e Bashkuar të Rusisë të Presidentit Vladimir Putin.
Bullgaria
Bullgaria, e cila morri presidencën e Këshillit të BE-së në dhjetor të vitit 2017, tha se pozicioni i saj aktual në Europë kërkon që Sofia të mbetet neutral.
Megjithatë, Bullgaria ka lidhje të forta biznesi me shumë firma ruse. Kompania globale energjetike Gazprom, për shembull, është ofruesi i vetëm i gazit natyror i Bullgarisë, që furnizon pothuajse 97 përqind të nevojave të gazit të vendit, sipas Shoqatës së Avokatëve të Akredituar të Politikave Publike në BE.
Qipro
Zëdhënësi i qeverisë së vendit Prodromos Prodromos tha se Qiproja “nuk është në gjendje të marrë masa ndaj vendeve që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Greqi
Një burim diplomatik tha për mediat ruse se “Greqia për momentin nuk mund të marrë asnjë vendim në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë”. Burimi ka shtuar se “udhëheqja e vendit është në një situatë të vështirë, pasi perceptimi i publikut grek mund të dërgojë në keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë”.
Luksemburgi
Ministri i jashtëm i vendit të vogël njoftoi se vendi i tij nuk do të dëbojë asnjë diplomat rus për një arsye të ngjashme me atë të deklaruar nga Zelanda e Re.
Jean Asselborn tha: “Ne kemi një numër shumë të kufizuar diplomatësh rusë dhe, pavarësisht nga përpjekjet tona, nuk mund të provojmë se asnjëri prej tyre ishte spiunë apo persona që punonin kundër interesave të Luksemburgut”.
Megjithatë, vendi është solidarizuar me Britaninë e Madhe.
Malta
Edhe pse qeveria malteze përmes një deklarate tha se e mbështet Britaninë e Madhe, Malta ka njoftuar se nuk do të dëbojë asnjë diplomat rus.
“Ne nuk do të veprojmë kështu (përjashtimin e diplomatëve ruse), sepse misioni ynë diplomatik në Moskë është shumë i vogël dhe çdo përgjigje nga Rusia do të përfundojë në mënyrë efektive marrëdhëniet diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Portugalia
Portugalia ka dënuar sulmin ndaj ish-spiunit rus, por ka deklaruar se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në nivelin kombëtar, sepse beson se “koordinimi në nivel të BE-së është mjeti më efektiv për t’iu përgjigjur rëndësisë së situatës së krijuar”.
Sllovakia
Edhe pse e dënoi sulmin, Sllovakia njoftoi se nuk do “bëj presion dhe të kryejë veprime teatrale të panevojshme”.
“Sllovakia tashmë ka përgatitur hapa të mëtejshëm të mundshëm. Ne do të presim, sepse nuk mjafton që Sllovakia të mos ketë fakte se Rusia është përgjegjëse për helmimin e Skripal”, tha kryeministri sllovak, Peter Pellegrini.
Sllovenia
Ministri i Jashtëm i vendit, Karl Erjavec, ka deklaruar se vendi nuk do të marrë masa, pasi ende nuk është vërtetuar se Moska është fajtore.
“Ne i përmbahemi qëndrimit të miratuar nga Këshilli Europian që duhet të përcaktohet çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...