Turqia ka paralajmëruar Francën kundër pranisë së saj ushtarake në Siri, duke thënë se do të ishte “pushim” nëse bëhet një gjë e tillë.
Tensionet mes Parisit dhe Ankarasë vazhdojnë të mbesin të larta, pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë ditë së enjte u takua me një delegacion të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) të përbërë nga luftëtarë kurdë dhe arabë, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët kurdë thanë më pas se Franca po planifikon të dërgon trupa të reja në Manbij, në qytetin verior të mbajtur nga milicia kurde YPG, deklaratë të cilën Parisi e mohoi.
“Nëse Franca merr ndonjë hap në lidhje me praninë e saj ushtarake në Siri veriore, kjo do të ishte një hap i paligjshëm që do të shkonte kundër të drejtës ndërkombëtare dhe në fakt do të ishte një pushtim”, tha ministri turk i Mbrojtjes Nurettin Canikli.
Në anën tjetër, Turqia po vazhdon ofensivën e saj në Afrin, e cila filloi më 20 janar./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua