Ish kryetari i Klinës, Sokol Bashota i ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit postin e shefit të AKI-së.
Sipas burimeve të Indeksonline, në një takim që kanë patur sot dy protagonistët kanë diskutuar këtë mundësi.
Njerëz të afërt me Bashotës kanë bërë të ditur se anëtari i PDK-së po e lakmon këtë pozicion pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashit.
Bashota njihet për raportet tejet të afërta që ka prej vitesh me presidentin Thaçi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit lokale Sokol Bashota u mposht nga rivali i AAK-së, Zenun Elezaj.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet