Prej së është dërguar për kurim në Gjermani kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë qarkulluar zëra se do të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë parti. Këtë e kanë mohuar disa nga figurat kryesore të LDK-së, veçse dy nga ta nuk a kanë fshehur dëshirën për ta udhëhequr partinë.
Ishte i pa konkurrencë sa ishte gjallë.
Vendin e themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugova pas vdekjes si kryetar i partisë e zuri Fatmir Sejdiu pas kuvendit të karrigeve në nëntor të 2006-së.
Katër vite më vonë në ulësen e të parit të LDK-së u rehatua Isa Mustafa.
Mustafa edhe pse me shëndet të ligë po e ruan pozitën e shefit të partisë.
Tani kur Mustafa është duke u kuruar në një klinikë në Gjermani pas problemeve shëndetësore janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme në LDK.
Dëshirën për ta udhëhequr partinë nuk e ka fshehur nënkryetari i kësaj partie Haki Rugova.
Por sipas Rugovës zgjedhje në LDK nuk do të këtë vit.
Ndryshe, nga Rugova që e llogaritë vetën favorit për ta udhëhequr LDK-në, analisti Imer Mushkolaj radhit tre kandidatë të tjerë brenda kësaj partie që do të mund ta pasonin Mustafën.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin e ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nuk ka preferuar të flasë për këtë temë kur është pyetur nga gazetari Fidan Jupolli.
Ndërkaq, nënkryetari tjetër i kësaj partie Agim Veliu, nuk ka dashur të flasë për këtë temë kur është kontaktuar nga televizoni T7.
Gjatë ditës televizioni ka dashur ta marrë një prononcim edhe nga Vjosa Osmani, por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...
Geci: Komunikata 59 është shkruar nga Thaçi