Projektligji për amnistinë e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës ka ndarë në dysh partnerët e koalicionit qeverisës.
Ministria e Drejtësisë është e vendosur në rrëzimin e kësaj nisme legjislative, pasi, sipas tyre, kalimi i saj mund të krijojë precedent.
Ministri Abelard Tahiri, i cili është nga radhët e PDK-së, thotë se tashmë ka dorëzuar në Qeveri opinionin e tij negativ për nismën. Qëndrimin e tij e mbështet edhe në veprimet e përsëritura të deputetëve të VV-së gjatë seancës së fundit për demarkacionin.
Por, edhe më të vendosur duken iniciuesit e nismës legjislative, grupi Parlamentar i AAK-së.
Shefi i tyre, Ahmet Isufi, thotë se dritën e gjelbër për ligjet e japin deputetët e Kuvendit të Kosovës, e jo ministri.
Sidoqoftë, Isufi ka theksuar se Ligji do të përfshijë edhe deputetët e kësaj legjislature dhe nisma duhet të përmbyllet me kalimin e demarkacionit.
Ai thotë se deputetët duhet amnistuar, pasi nuk kanë imunitet dhe nuk duhet harruar se Kuvendi ka amnistuar kriminelë?
Projektligji tashmë ka kaluar në Kuvend dhe është ngarkuar me të Komisioni për legjislacion.
Nëse arrin të miratohet në Kuvend, ligji përveç lirimit të tyre nga aktakuza, i obligon edhe gjykatat që të fshijnë edhe historitë e dënimeve edhe në qoftë se ato janë të formës së prerë./ktv
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...